Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 18:42

Tiranë – Bashkimi Europian shprehu sot vlerësime për pjesmarrjen masive  të qytetarëve shqiptarë në procesin demokratik të zgjedhjeve vendore të 8 majit, ndërsa e cilësoi ditën e zgjedhjeve një ditë të qetë edhe pse në një atmosferë polarizuese.

Pas publikimit të raportit paraprak një ditë më parë të ODIHR për zgjedhjet vendore, në një prononcim për mediat, zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Batler, përcolli mesazhin e BE-së ndaj partive politike në Shqipëri që të mbajnë një atmosferë konstruktive dhe të vazhdojnë me procesin elektoral për të përmbushur standarde europiane.

“Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë procesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme”, tha  Batler.

Duke vënënë dukje se BE-ja ka ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale në Shqipëri, zëdhënësja ajo theksoi se përfundimi i procesit sipas standardeve mbetet prioritet për integrimin europian të vendit.