Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 20:46

Tiranë – Rezultatet paraprake të sondazhit të organizuar nga Qendra Humanistike “Gani Bobi” tregojnë se kandidati për bashkinë e Tiranës i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, fiton në zgjedhjet vendore me 58% të votave, ndërsa konkurenti i tij, kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama, humb me 39.8% të votave. Ndërsa për kandidatin e tretë për këtë post, Hysni Milloshi, exit polli jep vetëm 0.4% vota.

Ky sondazh u publikua sot në mbrëmje në TV Klan nga Presidenti i kësaj Qendre, Shkëlzen Maliqi, pas mbylljes së procesit të votimit.

Sondazhi tregon dhe shpërndarjen e votës në Tiranë për partitë politike për këshillin bashkiak, duke nxjerrë fituese Partinë Demokratike me 52% të votave, Partinë Socialiste me 40% të votave, Lëvizjen Socialiste për Integrim me 6.1%, etj.

Sa i takon rezultateve për 11 minibashkitë e Tiranës sondazhi bën këto parashikime:

 

1. Njësia bashkiake nr. 1  Agron Seseri (PD) 57% Lindita Nikolla (PS) 43% 2. Njësia bashkiake nr. 2  Elez Gjoza (PD) 62.8% dhe Artemon Cukalla(PS) 37.2%.

3. Njësia bashkiake nr. 3  Ilir Kokona (LSI) 67.5% dhe Enver Sulollari 32.5% 4. Njësia bashkiake nr. 4  Hysen Gjura (PD) 57% dhe Vahid Kalaja (PS) 43% 5. Njësia bashkiake nr. 5  Erisa Xhixho (LSI) 46.5% dhe Jeta Seitaj (PS) 53.5 % 6. Njësia bashkiake nr. 6  Luzhiana Abazaj(LSI) 53.5% dhe Krenar Cenollari (PS) 46.5% 7. Njësia bashkiake nr. 7  Krenar Alimehmeti (PD) 60% dhe Erion Koka(PS) 40% 8. Njësia bashkiake nr. 8  Arben Tafaj (PD) 62% dhe Said Vorpsi (PS) 38% 9. Njësi  bashkiake nr. 9  Indrit Fortuzi (PD) 62.5% dhe Armond Halebi 37.5% 10.Njësia bashkiake nr. 10 Blendi Fuga (PD) 65% dhe Enada Alikaj (PS) 35% 11.Njësia bashkiake nr. 11 Haki Mustafa (PD) 66.5% dhe Naim Asllani (PS) 33.5%

Për sondazhin e organizuar nga Qendra “Gani Bobi” janë pyetur rreth 5700 qytetarë të 11 minibashkive të Tiranës, të cilit i janë përgjigjur 4025 prej tyre, ndërsa nuk i janë përgjigjur 1707 të tjerët.

Marzhi i gabimit në këtë sondazh është 10%. Ndërsa, nëse përfshihet në kalkulimin e sondazhit dhe 30%-shi i të pyeturve që nuk kanë pranuar të përgjigjen, kjo mund të sillte një ndryshim rezultati me 2-4%, për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.