Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 13:10

Aktorja hollivudiane dhe partneri i saj Keith Britton kanë vendosur të ndahen pas 11 vitesh lidhje dashurie.

Ky lajm i ka lënë të habitur të gjithë, pasi vetëm vjet ata patën deklaruar se kishin dëshirë të martoheshin. Një martesë që nuk mbërriti kurrë…

Ky njoftim është bërë në një mënyrë mjaft të ftohtë, thjeshtë me një komunikim shtypi, ku thuhet se “ndarja është miqësore”.

Megjithëse i kanë thënë lamtumirë shtratit të përbashkët, Zoe dhe Keith vazhdojnë të jenë partner në biznes. Të dy bashkë menaxhojnë një faqe interneti të quajtur “My Fashion Data Base”. (LajmeShqip.com)