Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 09:14

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Besjana Kasami apo siç e njohin tashmë fansat me emrin artistik Big Mama sapo ka përfunduar fotosesionin e ri në të cilin shfaqet si një bionde seksi duke u inspiruar kështu nga ikona e modës botërore, Marilyn Monroe.

Në fakt, këngëtarja shqiptare me këtë fotosesion ka treguar edhe anën e saj sensuale si një sexy girl duke pozuar kështu para fotografit Veton Osmani vetëm me një pelice nga Jasmina Drakull, derisa për make up-in e saj është përkujdesur Armend Ramadani.

Këngëtarja ka realizuar këtë projekt vetëm pak ditë para se të fillojë shou emisionin e ri ‘’Një kafe me Mamën’’ që do të transmetohet në Tv21, televizionin nacional që po starton punën në Maqedoni.