Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti, e cila po e kërkon famën me ngulm në SHBA, ka vendosur të zhvishet tërësisht për kopertinën e një reviste shqiptare.
Revista “Albaniac” e ka bindur këngëtaren shqiptare që ta pushtojë kopertinën e tyre me trupin e saj, ashtu siç e ka bërë nëna.
Se për çfarë shifre është arritur kjo marrëveshje, ende nuk dihet, mirëpo besojmë se do të zbulohet dikur…
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Bleonën e shohim në këtë formë. Gjatë turneut mbarëshqiptar të këtij viti, ajo ishte incizuar nga një person i panjohur teksa po zhvishej në prapaskenë.
Edhe në të kaluarën, Bleona ka publikuar fotografi ku i shihen pjesë intime, por kjo është ‘transparentja’ deri më sot.
Vetëm pak ditë më parë, Bleona publikoi edhe një set fotografish vetëm në të brendshme. /Zeri/