Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 10:15

Pas trajtimeve mjekёsore, aktorja ёshtё nё gjendje qё t’i rikthehet skenёs sё aktrimit.

Pas stresit qё kaloi vitin e kaluar, Catherine vendosi qё tё vizitohej nё njё qёndёr shёndetёsore pёr trajtimin e çrregullimeve mendore. Aktorja e famshme, bashkёshortja e Michael Douglas, vuan nga çrregullime mendore tё cilat shfaqen me fiksime dhe gjёndje depresive. Kёtё gjё e ka konfirmuar zёdhёnёsi i saj pёr GossipCop.

 

Mbas trajtimeve tё deritanishme aktorja ndihet shumё mirё dhe mund tё rifillojё sёrish punёn e saj kёtё javё me dy filmat e ardhshёm.

 

Viti i kaluar pёr familjen e saj ka qёnё vёrtetё i vёshtirё, pasi edhe aktori Michael Douglas luftoi gjatё me kancerin nё fyt. Pёr kёtё, ai ju nёnshtrua kimioterapive prej tё cilave humbi 32 kg. Douglas ka thёnё se shkaktar i kёtij kanceri mund tё jenё njё sёrё faktorёsh, si stresi, abuzimi me alkoolin para shumё vitesh dhe vite tё tёra tё konsumimit tё duhanit. Megjithёse ai tani ёshtё mirё, dieta e tij ёshtё e pashmangshme pasi mundёsia e pёrsёritjes sё kancerit nuk ёshtё eleminuar plotёsisht.

 

Tё mendojmё drejtё, edhe VIP-at, megjithёse tё famshёm, kanё halle njёsoj si njerёzit e thjeshtё.

Me gjithё kёtё siklet qё ka kaluar aktori, ёshtё i kuptueshёm edhe stresi qё ka kaluar Catherine Zeta-Jones.