Në natën finale, të talent show-t “The Voice of Italy”, sonte garuan katër këngëtarët e mbetur në skuadrat e Piero Pelu, Rafaela Carra, Noemi dhe Ricardo Cocciante, ku këngëtarja shkodrane, Elhaida Dani ishte e përzgjedhura e Cocciante-s.
Pas performancave të shkëlqyera të këngëtarës shqiptare, kjo e fundit bindi fuqishëm jurinë dhe publikun Italian.
Interpretimi i parë ishte “I will always love you”, e cila përveç duartrokitjeve ka marrë edhe vlerësimin e juries, duke vazhduar me interpretimin e saj të dytë sëbahsku me trajnerin Riccardo Cocciante, që duhet theksuar se, për herë të parë ka kënduar në duet këngën e tij të famshme “Margherita”, aq shumë e dashur për publikun italian dhe më gjerë.
Një këngë që Cocciante e mbante në sirtarin e tij, me tekst të Roxanne Seeman, e titular ‘When love calls your name’ ishte interperetimi i saj i tretë. Me këtë interpretim vajza nga Shqipëria la me gojë hapur edhe vetë Coccianten, i cili u shpreh se e ruante si një gur të çmuar këtë këngë në sirtarin e tij, por që sot Elhaida e ktheu në një diamant.
Ishte Elhaida Dani që me sharmin dhe bukurinë prej femre shqiptare, arriti të shtrijë autoritetin qysh në rrethin e parë, ku ajo arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, duke lënë të harruar konkurrentët tjerë finalistë Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone.