Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 18:11

Lisa Niemi, gruaja e ve e aktorit të ndjerë Patrick Swayze, ndihet e dërrmuar shpirtërisht që askush nuk u konsultua me të përpara se të vendosej rixhirimi i filmit “Dirty Dancing”, film i cili e bëri bashkëshortin e saj një superyll.

Tani që koreografi i filmit origjinal Kenny Ortega është bërë gati për të drejtuar rixhirmin e këtij filmi, Lisa është e shqetësuar se ky film i ri do të fshijë kujtimin e performancës mjeshtërore të bashkëshortit të saj.

“Lisa do të kishte dashur që dikush, kushdo, ta kishte telefonuar atë dhe t’i kishte treguar për xhirimin e filmit të ri, përpara se ajo ta merrte vesh lajmin nga gazetat. Ajo do të kishte dashur që të kishin kërkuar opinionin e saj,” ka thënë një i afërm i saj.

Lisa dëshiron që Patrick të mbahet mënd për rolet e tij në “Dirty Dancing”, “Ghost” dhe për luftëtarin trim ndaj kancerit.

Patrick Swayze vdiq më 14 shtator në vitin 2009 nga kanceri pankreatik i stadit të katërt. (LajmeShqip.com)