Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 13:30

Një mjekim në gjendje që të shkatërrojë një molekulë që gjendet në 90% të tumoreve është testuar për herë të parë me rezultate shumë shpresëdhënëse mbi njerëzit, u bë e njohur të hënën.

Rezultatet paraprake, të fokusuara mbi leuçeminë, të njohur në mënyrë popullore si kanceri në gjak, treguan se pas marrjes së vaksinës, personat e paprekur tregojnë një rritje të imunitetit ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.

Tre nga shtatë pacientët e prekur nga leuçemia u shëruan plotësisht ndërsa në katër të tjerët, sëmundja tregoi shenja të qarta ngadalësimi, pasi iu nënshtrua një trajtimi lehtësisht të ndryshëm.

Vaksina synon të formojë në trupin e njeriut antitrupa në gjendje që të shkatërrojnë që në fillim qelizat kancerogjene, ndërsa trajtimi pas prekjes fokusohet tek molekula e konsideruar si një “hallkë e dobët” në strukturën e sëmundjes përgjegjëse për numrin më të madh të vdekjeve në botë, pas aksidenteve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas kërkuesve, trajtimi mund të jetë veçanërisht i efektshëm në tumoret e gjirit, prostatit, pankreasit dhe në disa lloje të ndryshme kancerash.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina, e cila quhet “ImMucin”, mund të hidhet në treg duke nisur nga viti 2020.

Ajo është duke u zhvilluar nga kompania “Vaxil Biotheraputics”, në bashkëpunim me Universitetin e Tel Avivit, në Izrael.