Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 19:00

Los Angelos – Burime të sigurta të tabloidit të famshëm amerikan TMZ citojnë se gjatë autopsisë së këngëtares Whitney Houston është zbuluar ujë në mushkëritë e saj.

Sipas këtij burimi ngrihet hipoteza e mbytjes në vaskë si shkaktar i vdekjes së saj.

Dëshmitarë të shumtë rrëfejnë se një natë përpara ajo kishte pirë deri vonë dhe nga ana tjetër kishte një varësi të hershme nga mjekimet kundër depresionit, që të kombinuara me alkool, mund të japin një gjëndje gjumi të rënduar dhe mungesë të vetëdijes.

Policia nuk ka dhënë ende rezultatet zyrtare nga autopsia.

Ditën e vdekjes së saj, personi i fundit me të cilin ajo ka folur ka qenë vajza e saj Bobi Christina Brawn, e cila kur ka marrë vesh lajmin për nënën e saj ka pësuar një krizë nervore dhe për këtë arsye forcat e policisë nuk e kanë lejuar t’i afrohet trupit të pajetë të nënës së saj. Christina 18-vjeçare ishte fëmija i vetëm i këngëtares legjendare, fëmijë nga martesa me këngëtarin Bobbi Brown. Whitney do te shkonte sëbashku me vajzën e saj në mbrëmjen gala të Grammyt, që u mbajt një ditë pas vdekjes së saj. (LajmeShqip.com)