Njё kafshё ujore, me gjatёsi 16.76 metra, ёshtё gjetur nё bregdetin e Kinёs.
‘Pёrbindёshi i thellёsive’ ishte aq shumё i kalbur sa nuk mund tё identifikohej.
Por, sipas raporteve lokale tё Guangdongut, nё jug-lindje tё vendit, ai peshonte 4.5 ton.
Njё peshkatar, i njohur vetёm si Hwang, 66-vjeçar, ka thёnё se kishte ngelur i shokuar nga ajo çfarё kishte parё.
Njerёzit janё dyndur pёr tё parё krijesёn pavarёsisht erёs sё keqe tё kufomёs sё kalbur.
Ajo u gjet e lidhur nё litarё, gjё qё ngre hipotezёn se mund tё jetё peshkuar nga ndonjё peshkatar, i cili normalisht nuk ka mundur dot ta tёrheqё, deri sa kafsha ka ngordhur dhe nga baticat ka dalё nё bregdet.