Lajme Shqip Friday, 25 March 2011 16:37

Jeta jashtë tokës ndoshta është e mundshme edhe për njerëzit, meqë shkencëtarë të Indisë kanë zbuluar një shpellë të madhe vullkanike në Hënë, e cila mund t’u shërbejë vizitorëve nga planeti ynë për strehim.

Atë e bënë të përshtatshme për jetë të njerëzve temperatura konstante rreth 20 gradë Celsius nën zero, që është shumë më e përshtatshme se temperatura në territoret e tjera të Hënës, të cilat alternojnë nga minus 180 deri në + 130 gradë.
Tavani i kësaj shpelle është i trashë 40 metra, që ofron mbrojtje të shkëlqyeshme nga rrezatimi.

Shpella është e gjatë 1.7 kilometra dhe e gjerë 120 metra, është konstatuar përmes analizës së fotografive 3 D, të cilën e ka bërë fluturakja Chandrayaan 1. Mjafton që në të mund të vendoset një qytezë e Hënës.

Parashihet që zbulimi i kësaj shpelle do të shpejtojë kolonizimin e Hënës, por shkencëtarët tërheqin vërejtjen se kjo nuk mund të pritet së paku brenda 20 vjetësh. Është një lajm i keq për ata që thonë se më me qejf do të iknin nga çdo gjë, madje edhe në Hënë.