Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 13:38

Nё Kinё dje ёshtё zbuluar njё racё e rrallё majmuni. Kjo kafshё, me sy tё zgurdulluar, ka pёrhapur panik nё njё fshat, ku vendasit e morёn pёr njё alien.

Njё shtёpiake, e quajtur Mao Xiping, vuri alarmin pasi e gjeti kёtё krijesё tё kequshqyer teksa vidhte tranguj nё shtёpinё e saj. Ajo njoftoi policinё duke i thёnё se bёhej fjalё pёr njё krijesё qё nuk e kishte parё ndonjёherё dhe qё kishte fytyrё alieni.  Policёt nuk i kanё besuar gruas, deri sa ajo ёshtё detyruar t’i bёj kurth kёsaj krijese dhe tё burgosur nё njё shportё rrobash e ka çuar nё rajonin e policisё.

Deri mbrёmё ekspertёt kanё qenё duke bёrё kёrkimet e tyre pёr tё zbuluar diçka mё shumё rreth kёsaj krijese qё nuk ёshtё e gjatё mё shumё se 45.7 cm.

Kjo kafshё ishte aq e dobёt, sa i numёroheshin brinjёt pёrtej shtresёs sё hollё tё mishit, nё trupin e saj.

Gjatё kohёs qё ajo studiohej nё njё klinikё nё provincёn Henan, nuk pushonte sё ngrёni pjeshka. (LajmeShqip.com)