Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 08:58

Numri i familjes sё saj rritet nga fёmijёt jashtёmartesorë tё babait tё saj.

Sipas Radarit OnLine babai i bukuroshes nga Barbadia, Ronald Fenty, papritur ka zbuluar tre fёmijё tё tij jashtёmartesor.

Rihannёs dhe vёllezёrve tё saj Rorrey dhe Rajad, i bashkohen edhe tre motra tё tjera: Kandy 32 vjeç, Samantha 30 dhe Jamie 27 vjeç.

Babai i Rihannёs, thotё se vite mё parё ka qёnё njё tip shumё i hallakatur dhe se kur Kandy kishte trokitur para 8 vitesh nё derёn e tij pёr t’i thёnё se ishte fёmija i tij, ai nuk ishte çuditur aspak; pёrkundrazi i kishte thёnё “Ok, mirё se erdhe nё familjen time!,,

Pёr revistёn Sun, Kandy, motra me babё e Rihannёs, thotё se Rihanna nё atё kohё ka qёnё vetёm 15 vjeç dhe marrёdhёniet e tyre kanё qёnё gjithmonё tё mira. Fёmijёt e saj, nipёrit e Rihannёs, e kanё dashur gjithmonё dhe sidomos tani qё ajo ёshtё ndёr kёngёtaret mё tё famshme tё popit, pёr tё cilёn ndihen shumё krenarё.

E kush nuk do e donte dhe tё ndihej krenar per njё teze aq tё bukur dhe mbi tё gjitha tё pasur?