Lajme Shqip Sunday, 25 March 2012 09:00

Një e dhënë biologjike lidhur me rënien e flokëve tek meshkujt është zbuluar duke rritur kështu perspektiven e një trajtimi për të ndaluar rënien masive të flokëve.

Në studimet e meshkujve pa flokë (tullac) dhe të minjve laboratorik, shkencëtarët amerikanë gjetën një proteinë që shkakton humbjen e flokëve.

Madje studimi mund të çojë në prodhimin e një kremi që trajton rënien e flokëve.

Shumica e meshkujve fillojnë të mbesin pa flokë në moshën mesatare. Testosteroni, hormoni seksual tek meshkujt, luan një rol kyç për këtë, siç luajnë edhe faktorët gjenetikë. Ai bën që floku të tkurret duke u bërë gjithmonë dhe më i vogël, deri sa bëhet gati i padukshëm.

Ndërsa në gjene u gjet niveli i një proteine të quajtur ‘prostaglandin D’ që ndodhet në qelizat e flokëve të vendosur në lëkurë, por jo në zonat ku ka flokë. Minjtë që e kishin shumë të lartë nivelin e kësaj proteine ishin tërësisht tullac, ndërsa tek njerëzit kjo proteinë ndalon rritjen e flokëve, ose shkakton rënien në masë të tyre.

Ajo tashmë është evidentuar edhe në kushte laboratorike, dhe shumë shpejt mund të ketë trajtime për të shmangur rënien e flokëve.