Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 16:42

Kur Lopez mё 15 korrik e shpalli ndarjen nga Anthony, si njё marrёveshje e pёrbashkёt e çiftit, pёr shumё njerёz qё kishin kontakte me ta, ka tingёlluar e çuditshme.

Ështё revista “People” qё ka rrёfyer disa fakte pёr ta, duke u bazuar nё njё burim anonim, person i afёrt i çiftit.

Vendimi pёr t’u ndarё ka qenё rezultat i muajve tё tёrё grindjesh mes çiftit. Gjatё periudhёs qё Lopez ka dalё nё skenё tё “Amerikan Idol”, ajo shpesh ka filluar tё shpreh frikёn se burri i saj e kishte tradhёtuar.

Ndёrsa, njё burim i brendshёm i Marc Anthonyt ka thёnё se, pavarёsisht tradhёtisё bashkёshortore qё Lopez e ka akuzuar, Marc gjithmonё e ka mbrojtur dhe mbёshtetur nё karrierёn e saj. Çfarё do tё thotё kjo? Kjo do tё thotё se ata kishin filluar ta shikonin jetёn nё kёndvёshtrime tё ndryshme.

Gjithashtu, burimi i Marcut ka thёnё se: “Pavarёsisht dashurisё, admirimit dhe respektit qё kanё ndaj njёri-tjetrit, ata kanё nevojё tё jetojnё, gjithashtu tё pavarur nga njёri-tjetri”.

Janë këto deklarata paksa tё çuditshme, sepse dihet qё nё njё martesё, qoftё ajo edhe bashkёjetesё, njerёzit nuk mund tё jetojnё nё mёnyrё tё pavarur, sepse kjo ngre shumё pikёpyetje pёr ndjenjёn e tyre. (LajmeShqip.com)