Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 12:06

Zajmina Vasjari ka bërë të ditur se ajo së shpejti do të vijë me një video të re, ku do të përshihen mjete dhe veshje ushtarake, raporton Albavipnews.

Ditë më parë ishte Ingrid Gjoni ajo e cila publikoi videoklipin e saj më të ri të këngës “Inshallah”, që përfshiu elemente ushtarake. Kënga me ritme orientale erdhi me një fabul të veçantë, me Ingridin duke pritur kthimin e burrit ushtar, e që e kishte bërë të domosdoshme përfshirjen e elementeve ushtarake në disa nga skenat e videoklipit të realizuar në Durrës.

Por, tash një tregim i ngjashëm duket se vjen edhe nga Zajmina. Këngëtarja nga Shqipëria ka publikuar disa foto nga xhirimet e klipit, duke dhënë shenja se idetë e saj janë edhe më “agresive” se ato të Ingridit. Zajmina në to shihet duke qëndruar mbi një tank, e veshur me rroba banje dhe e armatosur.