Lajme Shqip Monday, 23 September 2013 10:30

Gjatë ndarjes së çmimeve “Emmy Awards” sigurisht që një pjesë të madhe të vëmendjes e ka tërhequr paraqitja e yjeve në tapetin e kuq. Fustane të gjatë, elegantë, në ngjyra të ndryshme të dizajnuar nga stilistë të famshëm dominuan mbrëmjen e djeshme në Nokia Theatre në Los Angeles.

Mediat e huaja kanë renditur emrat e femrave më të hijshme mbrëmjen e djeshme dhe që kishin goditur me zgjedhjet e tyre. Aktorja January Jones ka tërhequr vëmendjen me fustanin e saj në ngjyrë pink të lehtë dhe stilin e saj “vintage”.

Aktorja amerikane Zooey Deschanel, aktorja Claire Danes dhe Kerry Washington bënë gjithashtu një hyrje plot finesë me fustanet e tyre elegante.

Modelja Heidi Klum kishte zgjedhur një fustan të Versaces me të cilin dukej mahnitëse. /albeu/