Nё video duket pija qё mban nё dorё dhe tёrheqja zvarrё ndaj sё shoqes.
Ekskluzive TMZ – Pikёrisht TMZ ka siguruar videon e filmuar nga kamera e sigurisё nё dyqanin e tatuazheve pak pёrpara se Nicolas Cage tё arrestohej.
Siç mund tё shikohet edhe nё video, Cage ka shkuar nё dyqanin e tatuazheve pёrpara se tё arrestohej … dhe sipas dёshmitarёve ai i thoshte punonjёsve tё dyqanit se nuk e dinte se ku banonte. Sipas policisё ky ka qёnё edhe shkaku qё Cage ёshtё grindur me bashkёshorten e tij.
Nё videon e survejimit mund tё shikohet Cage i rrethuar nga dy shokё tё tij dhe me njё gotё plastike nё dorё nё momentin qё hyn nё dyqan. Ai do tё tentojё dy herё tё dali prej andej duke u bindur nga e shoqja qё duket sikur i thotё ‘Hajde me mua, ose, E di unё ku banon ti”. Tentativa tё dёshtuara tё cilat çojnё qё ai tё tёrheqё prej krahu gruan dhe tё zihet me shokёt e tij. Menjёherё sa del nga dyqani ai arrestohet nga policia me akuzё tё prishjes sё qetёsisё publike dhe dhunё.
Nё linkun e mёposhtёm mund tё shikoni tё gjithё skenёn e filmuar.
http://www.tmz.com/videos?autoplay=true&mediaKey=660c959d-1e72-40eb-9476-f1a95b894b09