Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 15:10

Los Angeles – Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga roli i fundit i Allen-it në një film, regjinë e të cilit nuk e ka bërë vetë. Megjithatë, pasi këtë vit ka fituar Oscarin për skenarin më të mirë origjinal, “Midnight In Paris”, Woody Allen ka rënë dakord të luaj në komedinë e pavarur “Fading Gigolo” regjinë dhe skenarin e të cilit do ta bëjë John Turturro.

Turturro dhe Allen do të luajnë shokët e ngushtë, të cilët për shkak të mungesës së parave përpiqen t’i fitojnë ato me femra.

Woody do të jetë në rolin e një tutori, ndërsa regjisori i ka ndarë vetes së tij rolin e joshësit, i cili bie në dashuri me një të ve çifute që është e pasur.

Në këtë film në rol dytësor do të luajë Sharon Stone, e cila është një dermatologe që e paguan për seks Turturron, ndërsa Sofia Vergara është një nga klientet e pasura, e cila për shkak të monotonisë në martesë dëshiron të jepet në një treshe me Turturro-n dhe Stone-n.

Xhirimet e filmit janë planifikuar të fillojnë në muajin prill, ndërsa Allen-in do të mund ta shohim edhe në filmin e 42-të të tij, “Nero Fidled”.