Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 15:58

Kate Winslet është ndër ato artiste e cila nuk ka ngurruar asnjëherë të flasë në publik për dëshirat apo ngurrimet e saj. Dhe në këtë moment kur karriera e saj ka arritur shumë, aktorja britanika rrëfen se nuk pranon asnjë rol nëse nuk sheh që përpara saj nuk ka një sfidë.

Aktorja britanike në një intervistë për “Daily Mirror” ka treguar se ajo është përherë e përfshirë nga frika për të qenë perfekte në sheshxhirim. Aktorja 36-vjeçarja, kandidate gjashtë herë për çmim Oscar dhe korrëse e një trofeu të tillë, dëshiron që vendimet profesionale që merr ta vënë atë nën presion.

“Të aktrosh është sfidë dhe kërkon përqëndrim të jashtëzakonshëm. Që të jem sa më mirë në sheshxhirim unë duhet të jem e frikësuar, të jem nën presion maksimal nga puna… Vetëm kështu mund të jap maksimumin, ndaj dhe asnjëherë nuk do të pranoja më një rol të cilin nuk e shoh si sfidues dhe të ndryshëm nga ato që kam bërë deri tani”, tregon aktorja.

Në rrëfimin e saj teksa shfaqet përherë në media për të promovuar “Titanic” në versionin 3D, filmi i cili përpara shumë vitesh e shndërroi në një prej aktoreve më të suksesshme, Winslet deklaroi, “Dua të shmang ardhjen e asaj dite kur të pranoj për të interpretuar një rol vetëm sepse mund ta bëj me lehtësi”.