Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 12:14

Amy Winehouse para se të vdiste, kishte menduar se është shtatzënë.

Babai i këngëtares, Mitch Winehouse i cili ka qenë i ftuar në emisionin Channel Seven Weekend Sunrise, ka thënë se vajza e tij, Amy që atëkohë ishte në lidhje me Reg Traviss po planifikonin të martoheshin.

“Nuk do të duhej tua tregoja këtë por në njëfarë kohe ajo mendonte se ishte shtatzënë”, tha babai i këngëtares. Ai me këto komente u mundua të ritheksonte se Amy nuk ishte aq vetmitare sa që u munduan ta paraqisnin mediet pas vdekjes tragjike të saj.

Amy Winehouse pati një karrierë të shkurtë pasi që vdiq në moshën 27-vjeçare.