Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 08:45

Montreal – Vizita e parë e princit William dhe gruas së tij Kate është pritur me protesta në Kanada. Në qytetin Montreal, kur ata ishin duke vizituar një spital fëmijë, disa protestues anti-monarkistë kanë zhvilluar një protestë paqësore.

Gjatë daljes çifti është pritur me fishkëllima dhe thirrje ofenduese. Qytetarët e provincës frankofone të Kebekut kanë zhvilluar protestën gjatë kohës që çifti ishte duke dalë nga spitali pediatrik “Sainte Justine”.

Ndërsa, disa protestues të tjerë, të pajisur me enë kuzhine, kanë nisur të bëjnë zhurmë sapo kanë parë çiftin. Parullat e hedhura nuk e kanë pasur në qendër vetëm çiftin, por jetën luksoze që bëjnë mbretërit.