Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 19:31

U pёrfol shumё se Kate ishte sterile. Pikёrisht revista ‘In Touch’, nё fund tё muajit maj e bёri Princeshёn e Anglisё fatkeqen e radhёs.

Por kёsaj here ёshtё revista ‘People’ qё bёn publike shkёndijat e shpresёs pёr çiftin mbretёror.

Sipas kёtij tabloidi, mbretёresha e ardhshme e Anglisё jo vetёm qё mund tё bёjё fёmijё, por dёshiron tё bёhet nёnё sa mё shpejtё! Kёshtu, Kate dhe William duket se janё duke u konsultuar me mjekun gjinekolog tё familjes mbretёrore, Alan Farthing.

Me sa duket çifti kёrkon tё mundё ‘rekordin’ e vendosur nga Lady Diana, e cila arriti tё sillte trashёgimtarin e parё vetёm 11 muaj mbas martesёs. Pёr kёtё ish-Middleton ёshtё duke mbajtur njё regjim ushqimor specifik.

Nёqoftёse fёmija do tё jetё djalё, ka pёr tё anashkaluar Princin Harry nga pozicioni pёr fronin mbretёror, duke u renditur i treti mbas Charles dhe William.

Urojmё vёrtetё qё ta shohim Kate t’i realizohen ёndrrat pёr t’u bёrё me barkun rrumbullak. (LajmeShqip.com)