Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 14:17

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith vazhdojnë të jenë ende lumturisht të martuar.

Pas një dite të gjatë që një media e famshme e kishte diskutuar gjatë ndarjen e çiftit mbas 13 vitesh martesë, çifti është dukur për t’ua prerë hovin këtyre thashethemeve të liga.

“Megjithëse nuk duam të merremi me shtypin dhe pyetjet e tyre, duam vetëm të përgënjeshtrojmë lajmin e ndarjes sonë. Ne jemi akoma bashkë dhe martesa jonë mbetet e paprekur,” kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët.

Ndaj këtij thashethemi ka reaguar edhe djali i tyre Trey i cili ka postuar në Twitter:

“A janë ndarë Will dhe Jada? Jo, ata nuk janë ndarë! Gjithçka që thuhet është një informacion i rremë… e theksoj edhe njëherë… nuk është e vërtetë!” (LajmeShqip.com)