Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 14:45

Çfarë problemi ka? Një ditë pasi mohuan lajmin se martesa e tyre kishte probleme, Will dhe Jada Pinkett Smith kanë filluar të fotografohen menjëherë nga paparacët kur kanë dalë nga shtëpia e tyre.

Ka mjaftuar vetëm një lajm i rremë që media t’i kthejë ata sërish në qëndër të vëmëndjes.

Por përndjekja në raste të tilla është aq e madhe, saqë të kontrollojnë se ku drekove, me çfarë u ushqeve, çfarë kishe veshur edhe deri tek mënyra se si po buzëqeshje!

Mbase Will Smith do t’i duhet pak durim deri sa paparacëve t’u venitet interesi për të. (LajmeShqip.com)