Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 11:31

Will Smith të enjten mori pjesë në një organizim bamirësie nga Trey Songz.Aktori hollivudian ka ndaluar gabimisht në katin e gabuar të ndërtesës ‘The Setai’ dhe pasi ka dalë nga ashensori është drejtuar në sallë… sigurisht në sallën e gabuar. Aty mbahej një festë nga Trey Songz sëbashku me Moet Rose, për të festuar donacionin ndaj organizatës bamirëse të Treyt, ‘Angels With Heart’.

Smith i cili po qëndronte në atë hotel sëbashku me miqtë e tij, pasi hyri në sallën e gabuar filloi të kërkonte për dikë tjetër, që nuk ishte në rrethin e tyre.

Kur organizatori i kësaj ngjarje  i tha Smithit që festa ishte për këngëtarin Trey, atëhere Will me sportivitet i kërkoi që ta përshëndeste këngëtarin meqë ndodhej aty.

Smith dhe Trey u takuan dhe ndanë bashkë tavolinën vip, sëbashku me nënën e Treyt.
Will Smith është larguar më vonë për t’iu bashkëngjitur miqve të tij. (LajmeShqip.com)