Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 13:35

Pikërisht dje aktori Will Smith ka mohuar spekulimet se ai është duke përjetuar një marrëdhënie homoseksuale me aktorin amerikan Duane Martin.

Sipas gazetës “Independence Day” aktori Smith, martesa e të cilit me Jada Pinkett-Smith po kalon kohëra të vështira, ka mohuar spekulimet për seksualitetin e tij dhe se këto spekulime po ndikojnë negativisht në atmosferën brenda familjes së tyre.

Sipas burimeve të Star Magazine, Will kalon më shumë kohë me Duane se sa me Jadën dhe fëmijët e tij. Jada shpesh herë bëhet xheloze për shoqërinë e tyre, teksa e sheh bashkëshortin e saj duke kaluar më shumë kohë dhe pushime ekzotike me Duane-n, teksa ajo rri e vetme në shtëpi.

Kur 46-vjeçari Duane është pyetur rreth marrëdhënies së tij me Will, ai është përgjigjur: “Nuk kam ndërmend të mbroj veten nga thashethemet e homoseksualitetit.”

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “Men in Black” përfshihet në spekulime homoseksualiteti.

Në vitin 2008 një madamë hollivudiane pretendonte se i kishte ‘rregulluar’ aktorit një prostitutë mashkull. (LajmeShqip.com)