Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 16:43

Fansat e këngës së Whitney Houstonit do ta kenë mundësinë që ta shohin përsëri të preferuarën e tyre në skenë gjatë vitit 2016.

Whitney Houston, e cila kishte vdekur në shkurt të vitit 2012, rikthehet në skenë përmes një hologrami, raporton Nme. Përmes hologramit rikrijohen momente gjatë koncerteve të mbajtura më parë të këngëtares amerikane.

Performanca e rikrijuar e saj do të shfaqet në shumë televizione botërore, transmeton Koha.net.

Miliarderi grek, Alki David, drejtor i “Hologram USA” ka punuar së bashku me presidentin e pasurisë së Whitney Houstonit, Pat Houston për të krijuar hologramin e saj.

“Është një mundësi e artë për të gjithë fansat e saj që të shohin rikrijimin e njërës ndër artistet më të mëdha në histori dhe për të vazhduar trashëgiminë e performacave të saj, të cilat nuk do të harrohen në vitet e ardhshme”, është shprehur Pat Houston.

Artistë të tjerë që kanë performuar përmes hologramit janë: Kurt Cobain, Tupac dhe Michael Jackson.