Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 13:33

Në një kohë kur mediat flasin vetëm për jetën e saj të vështirë me ish-bashkëshortin Bobby Brown dhe vajzën e saj që dëshiron të ndërrojë mbiemër dhe të marr atë të së ëmës, një tjetër lajm i ri del në horizont.

Derrick Handspike, i cili shkroi biografinë e Bobby Brown, ka thënë se Whitney Houston kishte planifikuar të rimartohej me Brown vetëm disa javë përpara vdekjes së saj.

“Ata po planifikonin një dasëm të vogël, me praninë vetëm të vajzës së tyre Kristina”, ka thënë ai.

Brown, i cili ka qenë i martuar me Whitney-n për 14 vjet, është akuzuar si shkaktari që e bëri Houston të binte pre e narkotikëve.

Këngëtarja Whitney Houston, që u gjet e vdekur muajin e kaluar në një dhomë hoteli në Los Angelos, në moshën 48-vjeçare, ishte ndarë prej kohësh edhe nga i dashuri i saj, reperi Ray J. (LajmeShqip.com)