Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 10:17

Njё pёrfaqёsuese e superkёngёtares konfirmoi tё hёnёn se Houston po mjekohet. Kristen Foster thotё se ёshtё njё program i jashtёm pёr pacientёt qё janё nёn trajtimin e drogёs dhe alkoolit. Ajo thotё se kjo ёshtё njё masё vullnetare qё ka marrё Huston pёr proçesin e gjatё tё shёrimit tё saj.

47 vjeçarja, njё nga kёngёtaret mё tё suksesshme nё historinё e muzikёs pop ka patur probleme me varёsinё ndaj drogёs pёr vite me rradhё. Por nё 2009 ajo publikoi njё album duke deklaruar veten tё shёndetshme dhe tё pastёr.

Megjithatё turi i saj nё 2010 ka patur probleme: Huston anulloi disa data pёr arsye shёndetёsore, gjё qё i revoltoi adhuruesit e saj tё cilёt filluan tё komentonin se ishin tё zhgёnjyer nga cilёsia e zёrit dhe performancёs sё saj. Pёrpara disa kohёsh, nga fundi i vitit, ajo u shfaq me njё performancё jo korrekte pёr nder tё kushёririt Dionne Warwick nё festёn vjetore gala pre-Grammy.

Foster nuk ka bёrё tё qartё se sa kohё do tё qёndrojё Huston nёn kёtё trajtim rehabilitimi. Megjithatë, Houston nuk i ka munguar skenёs kohёve tё fundit: javën e kaluar, ajo këndoi në skenë me Chaka Khan gjatë koncertit tё Prince në Los Anxhelos.