Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 17:30

Të afërmit e Whitney Houson planifikojnë të betonojnë hapësirën rreth vendit ku është varrosur, në mënyrë që të pengojnë grabitësit që t’i hapin varrin për të vjedhur bizhuteri me vlerë mbi 700 mijë euro, me të cilën u varros “mbretëresha” e muzikës pop.

Për momentin, vendi ku prehet Whitney është duke u ruajtur 24 orë në 24 orë nga roje të paguar nga e ëma Cissy, por kjo e fundit dëshiron të gjejë një zgjidhje përfundimtare.

Houston u dërgua në banesën e saj të fundit me një varëse diamantësh dhe vëth floriri. Ajo u varros pranë babait të saj John Russell Houston Jr., i cili ndërroi jetë në shkurt 2003.

Një burim pranë familjes deklaroi: “Cissy nuk mund t’i lejojë vetes që të paguajë roje në mënyrë të përjetshme. Një fole e betonuar është e vetmja zgjedhje e efektshme”.