Lajme Shqip Saturday, 11 February 2012 13:42

Diva e këngës, 48-vjeçarja, është parë duke dalë nga klubi i natës “Tru Hollywood” me vajzën e saj Bobbi Kristina, në një gjëndje mjaft të keqe.

Me një veshje të hallakatur, duar të çjerra dhe këmbë të gjakosura, Whitney ka dalë duke i shokuar të gjithë admiruesit që e prisnin jashtë. Me një pamje të inatosur dhe temperament të flaktë askush nuk ka mundur t’i afrohet për ta ndihmuar, aq sa edhe vajzës së saj i ka bërtitur.

Whitney Houston është një divë e vërtetë e muzikës, e vetmja që ka thyer rekord në industrinë e muzikës për marrëveshjen mbi albumin e saj të gjashtë, me 76 milion euro.

Por pavarësisht majave të karrierës së saj, ajo nuk ka mundur të shkëlqejë gjatë për shkak të demonëve të saj. Prej vitesh të tëra ajo ka patur probleme me përdorimin e alkoolit dhe drogës. Megjithë periudhës së rehabilitimit, duket se demonët e saj nuk e kanë lëshuar plotësisht. (LajmeShqip.com)