Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 11:57

Wayne Ronney-n me siguri do ta ketё zёnё frika, mbasi  ka shpenzuar kot 34 mijё euro pёr transplantin e flokёve tё tij.

Dje, teksa jepte autografe pёr fansat e tij nё Boston, sulmuesi i Manchester United dukej tullac si asnjёherё tjetёr!

Wayne pati bёrё njё transplant fokёsh, pёr tё cilin bёri edhe njё deklartё nё profilin e tij, nё Twitter:

“Sa pёr t’ju informuar… Kam kryer njё transplant flokёsh, pasi, qё nё moshёn 25-vjeçare po bёhesha plotёsisht tullac. Jam shumё i kёnaqur me rezultatin.”

Mbas kёtij lajmi shumё media kanё thёnё se Wayne ёshtё detyruar tё bёj njё veprim tё tillё, pasi gruaja e tij ia kishte kёrkuar njё gjё tё tillё. Dhe,  ka qёnё pikёrisht ajo, e cila menjёherё ka komentuar nё statusin e tij: “Ju, huuu!!! Po, Wayne i ka bёrё flokёt e tij. Ka qenё njё vendim i tij pёr tё cilin as nuk mё ka kёrkuar mendim, ndryshe nga shumё njerёz qё po thonё tё kundёrtёn. Jam e kёnaqur pёr tё dhe besoj se do tё duket mirё.”

Njwzetepesw vjeçari ka ndjekur edhe njё kurё trajtimi nё qёndrёn mjekёsore “Queen Anne” nё Londёr, disa ditё pёrpara se tё largohej me pushime me gruan, Collen dhe djalin e tij, Kai.

Por, me sa duket qelizat e flokёve tё tij nuk i janё ripёrtёrirё mё dhe koka i duket prapë tullё!

Teksa kruante kokёn me penёn qё po jepte autografe, Wayne dukej plotёsisht tullac nёn diellin e Massachusetts.

Shpresojmё qё Wayne ta ketё ruajtur recetёn pёr flokёt e tij. (LajmeShqip.com)