Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 17:59

Sipas revistёs “People”, njё djalё 17-vjeçar nga Florida ka goditur me çekiç pёr vdekje prindёrit e tij dhe pastaj hapi dyert e shtёpisё pёr 60 shokё e shoqe qё kishte ftuar nё festё, tё gjithё nёpёrmjet FaceBook-ut.

Festa ka zgjatur nga ora 9 e mbrёmjes deri nё orёt e vona tё mёngjesit. Nuk dihet nёse ndonjёri nga festuesit i pa trupat apo nёse e dinin qё trupat e tё vdekurve ndodheshin ende nё shtёpi, por kanё qenё pikёrisht disa zёra qё flisnin pёr vrasje, e qё i ka vёnё policёt nё dijeni.

Tyler Hadley, njё gjimnazist, u arrestua nga policia nёn akuzёn e vrasjes sё shkallёs sё parё tё prindёrve tё tij, Blake dhe Mary Jo Hadley. Policёt, tё paraqitur nё derёn e shtёpisё sё tij pa uniformё, si dy njerёz anonim, kanё kёrkuar prindёrit e djalit, i cili iu ka thёnё se ndodheshin jashtё qytetit.

Pasi policia ka tentuar tё hyjё me forcё, ka gjetur trupat e pajetё tё kyçur nё njё dhomё. Trupat ishin pjesёrisht tё mbuluar me peshqirё, libra, fotografi dhe pranё tyre ndodhej çekiçi, qё dyshohet si arma e kryerjes sё kёsaj vrasjeje.

Polici Kryak, qё kishte ndjekur kёtё rast, ka thёnё:

“Ai e ka bёrё festёn pasi ka kryer vrasjen dhe kjo vrasje ёshtё ndёr mё tё pamёshirshmet qё kam rastisur!” (LajmeShqip.com)