Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 13:08

Kanë, Francë – Lars Von Trier u përjashtua nga Festivali i Filmit në Kanë të enjten, një ditë pasi u tall në një konferencë shtypi duke thёnё se ai ishte një nazist dhe simpatizant i Hitlerit.

Ai me origjinё gjermane, por shtetas danez ёshtё drejtori i flimit “ Melancholia”, njё konkurent në festival i cili ёshtё parё si një kandidat për çmimin e madh.

Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Festivalit të Kanës, bordi i drejtorëve ёshtё shprehur se “i vjen thellësisht keq qё ky forum është përdorur nga Lars Von Trier për të shprehur komentet e tij tё papranueshme, tё patolerueshme dhe në kundërshtim me idealet e njerëzimit dhe bujarisё që duhet të kryesojnë në ekzistencën e festivalit. “

“Bordi i drejtorëve në mënyrë të vendosur dënon këto komente dhe deklaron Lars Von Trier person tё padёshirueshёm (persona non grata) në Festivalin e Kanës,” thuhej nё deklaratё.

Zёdhёnёsja e kёtij festivali ka thёnё se asnjёherё nuk ka ndodhur njё pёrjashtim i kёtij lloji nga Festivali i Kanёs! Filmi i tij “Melancholia” nuk do tё pezullohet nga konkursi i cili do tё gjykohet nga njё juri e drejtuar nga Robert De Niro.  Ndalimi i pranisё sё Von Trier nё Kanё nuk ёshtё vendosur nёse do tё vijojё edhe pёr vitet nё vazhdim. Nё vitin 2000 ai ka fituar edhe çmimin e Palmёs me filmin “Dancer in the Dark”.

Pavarёsisht faljes sё tij tё menjёhershme gjatё konferencёs pёr shtyp dhe deklaratave tё tjera qё ka bёrё, kjo gjё nuk e ka shpёtuar nga pёrjashtimi.

Nё intevistё ai ka thёnё se deklaratat e tija kishin qёnё pёr shaka dhe shumё tё patakta, por se ato po bёnin mё shumё bujё tё nxitura nga fryma politike. Në fund ai ka “thumbuar” Francën pёr kёtё temё, vendin ku organizohet Festivali i Kanës, qё mbase mё shumё prek vetё Francёn pёr shkak tё sjelljes shumё mizore qё ka patur ndaj hebrenjve nё Luftёn e Dytё Botёrore.

Nё linkun e mёposhtёm mund tё shikoni intervistёn pёr shtyp teksa fillon tё bёjё komentet e tij dhe tё habisё tё gjithё kolegёt e tij, duke pёrfshirё edhe aktoren Kirsten Dunst.

http://www.youtube.com/watch?v=LayW8aq4GLw&feature=player_embedded