Lajme Shqip Sunday, 13 November 2011 13:48

Sikundër ajo vetë e ka bërë publike në faqen e saj në facebook, sot është bërë nënë. Aurela Gaçen e kemi parë më shumë se aktive edhe në ditët e fundit përpara lindjes së vajzës së saj Grace (Grejs).

Pak kohë më parë ajo u shfaq për të kënduar në skenën e Këngëve të Shekullit. Por asnjë rrezik nuk kishte për ndonjë të papritur sepse e kishte caktuar datën e operacionit kur ajo, bashkë me të dashurin e saj, do të mbanin në krahë vajzën e tyre të sapo ardhur në jetë.

Grejs është fryt i dashurisë së saj me Skerdin, djalin me të cilin bashkëjeton por që asnjëri prej të dyve nuk ka vendosur të hedhë hapa të mëtejshme drejt martesës.

Këtë e keni dëgjuar t’iua thotë edhe vetë Aurela Gaçe sa herë dikush e ka pyetur drejtpërsëdrejti në televizion apo në intervistat që ka dhënë. Sidoqoftë, edhe pse nuk na la të mësonim më shumë, i urojmë Grejsit jetë të gjatë!