Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 20:39

Celine Dion dhe bashkëshorti i saj Rene Angelil nuk ndodheshin në shtëpi kur një hajdut hyri në pronën e tyre private.

36-vjeçari Daniel Bedard u kap nga policia e Montrealit pasi kishte kapërcyer gardhin e shtëpisë së çiftit të famshëm dhe nëpërmjet derës së garazhit, që e kishte hapur me forcë, ka hyrë në pjesën e brëndshme të shtëpisë.

Sipas raportit të policisë, hajduti përpara se të vidhte makinën në garazh, ka bërë një dush të vakët, ka ngrënë disa ëmbëlsira të marra nga frigoriferi dhe ka pirë cigare në kuzhinë, duke i hedhur bishtat e saj në tokë. Ai është dërguar në spital për një kontroll dhe vlerësim psikiatrik.

Dion, 43, dhe Angelil, 69, janë prindërit e Rene-Charles 10 vjeçar dhe djemve binjakë Eddy dhe Nelson 1 vjeçar. (LajmeShqip.com)