Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 07:59

Tiranë – Paradёs sё vipave shtatzёnё i ёshtё bashkuar edhe kёngёtarja vlonjate Poni. Ajo ёshtё 5 muajshe shtatzёnё dhe pret fёmijёn e saj tё parё. Ndryshe nga hera e kaluar ku ajo madje ka hedhur edhe nё gjyq gazetёn qё pati nxjerrё lajmin e rremё tё shtatzёnisё sё saj, kёsaj here ajo e ka pranuar lajmin, madje ka njoftuar se pret njё djalё.

Pёr partnerin e saj nuk dihet shumё, pёr tё mos thёnё asgjё, pasi vetё kёngёtarja i ёshtё ruajtur shumё publicitetit dhe e ka ruajtur privatsinё e saj. Kёngёtarja e muzikёs labe udhёton shpesh jashtё dhe nuk krijon mundёsi pёr tё parё se mё kё shoqёrohet.

Ky vit ka qёnё njё ‘stinё’ e begatё pёr shumё personazhe vipash, ku Elsa Lila, Gerta Heta dhe Ledina Celo janё bёrё tashmё nёna ndrёrsa listёs sё pritjes i bashkohen Alketa Vejsiu, Xhemi Shehu, Julka Gramo dhe Sonila Meco.