Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 14:32

Të gjithë i njohim si VIP-a të Hollivudit, por jo të gjithë e dinë që ato janë me origjinë hebreje!

Aktorja Mila Kunis ka lindur në Ukrainë në një familje hebreje. Babai i saj ishte një inxhinier mekanik dhe nëna një farmaciste. Ndërsa bukuroshja Scarlett Johansson, që e ka shprehur edhe në një intervistë të është çifute, rrjedh nga një familje mjaft e varfër hebreje. Pasionin e aktrimit ajo e pasoi nga mamaja e saj dhe që në moshën 10-vjeçare ajo ishte një adhuruese e biondinës Marilyn Monroe.

Natalie Portman është një nga aktoret më të zgjuara të Hollivudit. Ajo ka lindur në Jeruzalem dhe që në moshë të vogël, teksa frekuentonte shkollën fillore hebreje, nisi të mësojë edhe gjuhën angleze. Madje ajo ka dhënë edhe intervistë në gjuhën hebreje.

Ndërsa modelja Bar Rafaeli jo vetëm që është plotësisht izraelite, por ka qenë edhe ‘modele’ që kur ishte tetë muajshe. Ajo ka lindur nga një modele e suksesshme izraelite  e viteve ’70.

Po ashtu, edhe aktorja e mrekullueshme Kate Hudson vjen nga një familje hebreje hungareze. E rritur nga gjyshja e saj, ajo ka mësuar çdo gjë mbi kulturën hebreje.