Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 20:17

Në një kohë kur nuk është bërë as 1 javë që nga dita që Ryan Gosling ndërpreu një grindje në mes të rrugës, dhe Kate Winslet mbajti në krah një 90-vjeçare për ta shpëtuar nga flakët e zjarrit, na shkoi ndër mënd që të hulumtonim dhe të sillnim për ju listën e personazheve të njohur që janë treguar heronj në jetën e tyre reale.

1.Nuk e kishim menduar ndonjëherë, por Tom Cruise është një hero i vërtetë! Ai vërtetë që është agjenti i misionit të pamundur. Rasti i parë heroik i tij ka qënë kur ishte ende me Nicole Kidman, ku në një udhëtim të tyre me jaht në Mesdhe çifti vuri re një anije peshkimi që po merrte flakë. Tom menjëherë mori varkën e tij të vogël dhe shkoi për të marrë 5 peshkatarë duke ja shpëtuar jetën përpara se anija të mbytej. Rasti i dytë heroik ka qënë në vitin 1997 ku ai rastisi dëshmitar i një aksidenti me makinë, ku aksidentuesi ja mbathi vrapit. Pas mbërritjes së urgjencës që mori 23 vjeçaren me këmbë të thyer, Tom i ndoqi me makinë duke shkuar deri në spital. Pasi mësoi që vajza nuk i kishte të paguara siguracionet shëndetësore, ai pagoi për të 7 mijë dollarë për rehabilitimin e saj në ambjentet e spitalit. Rasti i tretë ka qënë ku ai shpëtoi dy djem të vegjël nga turma e fansave të tij që për pak i vunë përtokë!

2.Gjatë kohës që Kate Winslet ndodhej në ishullin privat të Richard Branson, ra një zjarr që dogji gjithçka duke i shndërruar në hi. Por falë Kate askush nuk humbi jetën, as gruaja 90 vjeçare që nuk ishte në gjëndje të ecte dhe që Kate-t ju desh ta mbante në krah e ta zbriste në një zonë jashtë rrezikut.

3.Aktori i “Indiana Jones” Harrison Ford ka shpëtuar dy njerëz në raste të ndryshme. Në vitin 2001 ai mori pjesë në një grup që po kërkonin një djalë të humbur në fermën e tyre, dhe pikërisht Ford e gjeti! Rasti tjetër ka ndodhur në vitin 2000 ku Harrison shpëtoi një grua të humbur në mal dhe që nuk zbriste dot. Ai e mori atë me helikopterin e tij dhe më pas e çoi në spital.

4.Aktori i shumëadhuruar i filmit “The Notebook” ka rastisur në një sherr që bëhej në mes të rrugës vetëm para disa ditësh. Në mënyrë mjaft heroike ai ka ndërhyrë ndërmjet djemve që grushtonin njëri-tjetrin, pa patur frikë se padashje do t’i shkonte edhe atij ndonjë grusht në fytyrë. Ka ndërhyrë,i ka ndarë dhe i ka drejtuar nga trotuari, duke i larguar edhe nga kryqëzimi që kishin bllokuar. (LajmeShqip.com)