Lajme Shqip Saturday, 19 October 2013 10:57

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli vazhdon me sukses karriern e saj në Amerikë. Mjafton një pozë e bukuroshes përpara aparatit fotografik, dhe sytë e të gjithëve kthehen tek ajo. Ne kemi zbuluar disa foto të reja nga seti i nudos artistike që vajza nga Prishtina ka realizuar kohë më parë, por edhe poza të freskëta që janë publikuar këto ditë. 

Jeta e Vildanes vazhdon të jetë e dyzuar midis Nju Jorkut dhe Los Angelesit. Mësohet se këngëtarja ka realizuar tashmë një këngë të re dhe po ashtu është përfshirë në disa xhirime ku shfaqet më seksi se kurrë. Megjithëse vajza seksi është larguar prej vendlindjes në moshë fare të vogël, ajo me krenari prezantohet si shqiptare. 

Aktualisht Vildania punon pranë agjencisë prestigjioze “Ford Models”, e themeluar qysh në vitin 1946 dhe e njohur në të gjithë botën. Ndërkaq, së fundmi ajo është bërë pjesë e fushatës publicitare të koleksionit të ri të veshjeve të stilistes kosovare Blerina Kllokoqi Rugova.