Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 08:37

Pasanikja, Viktoria Beckham, i ёshtё pёrkushtuar me shpirt vajzёs sё saj Harper, tё cilёn dёshiron ta rrisё nё Amerikё, atje ku i ka parё tё tre djemtё e tjerё tё saj, shumё tё kёnaqur me jetёn e tyre.

Por, problemi qёndron tek ёndrra e Davidit pёr tё luajtur sёrish nё Evropё, e cila do ta sakrifikonte dёshirёn e gruas dhe fёmijёve tё tij pёr jetёn amerikane.

Sipas njё burimi nga tabloidi “The Sun”, mёsohet qё Viktoria t’i ketё thёnё Davidit se: “Asnjёherё nuk jam ndjerё kaq e lumtur! Tani ne kemi një familje perfekte. Unё dua qё Harper tё rritet nё njё vend ku mund tё ketё njё fёmijёri tё mrekullueshme, ashtu si djemtё e tjerё. Aty ku ne po jetojmё tani, fёmijёt kanё plazhin afёr pёrgjatё fundjavёs, pishinat e notit shumё pranё dhe njё vend solar pёr rritjen e tyre.”

Kontrata e Beckham-it me LA Galaxy pёrfundon nё fund tё kёtij viti dhe deri tani ai nuk ka marr asnjё vendim se pёr ku do tё jetё hapi i tij i ardhshёm. Deri tani, ai nuk ka marrё nё konsideratё asnjё ekip evropian apo anglez, pasi e ka shumё tё qartё qё fёmijёt e tij do ta kishin tё vёshtirё tё shkёputeshin nga miqtё e tyre nё shkollё. (LajmeShqip.com)