Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 09:08

Los Angeles – Vajzёn e tyre e kanё quajtur Harper Seven Beckham dhe David e ka bёrё tё ditur nёpёrmjet profilit tё tij nё FaceBook, 9 orё mbas lindjes. Çifti ka zgjedhur emrin Herper, sepse ai nuk ka asnjё nёnkuptim, ёshtё unik dhe tingёllon ёmbёl. Ndёrsa Seven, qё nё gjuhёn angleze do tё thotё shtatё, ёshtё zgjedhur pёr emrin e dytё, pasi ata e konsiderojnё njё numёr fati dhe spiritual.

Numri 7 ka qenё numri i fanellёs sё David, nё Manchester United dhe nё kombёtaren e Anglisё. Gjithashtu, pёr koinçidencё vajza ka lindur mbas orёs 7, nё muajin e shtatё tё vitit. Shumё detaje tё lidhura me numrin shtatё!…

Viktoria ka lindur vajzёn e saj nёpёrmjet njё ndёrhyrje kirurgjikale çezariane, nё klinikёn Cedars Sinai, dhe duket se vogёlushja ёshtё shёmbёlltyra e nёnёs sё saj kur ajo ishte e vogёl. Njё nga punonjёsit e spitalit ёshtё shprehur pёr gazetarin e ‘The Sun’ se David kishte shpёrthyer nga lot gёzimi kur e ka parё vajzёn e tij. Jo vetёm ai, por edhe djemtё e tij janё shumё tё lumtur pёr ardhjen nё jetё tё pjesёtares sё re tё familjes sё tyre.

Gjithashtu, mёsohet se ndёr tё parёt qё i kanё shprehur çiftit urimet nёpёrmjet mesazheve nё celular, ka qёnё çifti mbretёror britanik. Disa zёra ngrejnё dyshimin se Willit dhe Kate-it do t’i kёrkohet qё tё bёhen kumbarёt e vajzёs Beckham. (LajmeShqip.com)

* * *

Mbas tre djemve, mё nё fund Viktoria ka njё vajzё me tё cilёn mund tё ndajё stilin e saj tё modёs.

Ish-kёngёtarja e grupit Spice Girls dhe burri i saj, yll i futbollit, David Beckham, mirёpritёn dje vajzёn e tyre tё parё nё spitalin Cedars-Sinai, nё Los Anxheles.

Zёdhёnёsi i David, Simon Oliveira konfirmoi duke thёnё se: “Çifti ka kёnaqёsinё tё shpallё lindjen e vajzёs sё tyre tё parё. Vajza, mjaft e shёndetshme, ka lindur nё ora 7: 55 tё mёngjesit dhe me njё peshё prej 3. 46 kg.”

Vogёlushja do tё jetё fёmija i katёrt pёr çiftin i cili ka edhe tre djemë tё tjerё: Brooklyn 11, Romeo 8 dhe Cruz 5-vjeç.

Oliveira ka thёnё: “Djemtё e shtёpisё janё shumё tё gёzuar pёr mbёrritjen e motrёs sё tyre nё familje”.(Lajmeshqip.com)