Lajme Shqip Saturday, 03 November 2012 17:40

Nju Jork – Edhe pse është një nga femrat më të pasura, të  famshme dhe me fat,  Victoria Bekam është zgjedhur si një nga personazhet VIP që qesh më së paku, duke tejkaluar edhe dy personazhet që kanë arsye më shumë për të ndenjur gjithë hundë e buzë për këtë vit, Tom Kruise dhe Katie Holmes, për shkurorëzimin e tyre.

Me pak fjalë, me një llogari në bankë me shtatë shifra, një burrë që më të mirë nuk mund ta gjesh, katër fëmijë të mrekullueshëm për të mos përmendur suksesin në punën e saj, asaj sikur nuk i mjaftojnë për të buzëqeshur.

Këngëtarja stiliste kur mori vesh për çmimin jo dhe aq simpatik, ka komentuar duke thënë se ka hequr dorë nga të buzëqeshurit që kur ka hyrë në botën e modës. “Moda më ka vjedhur buzëqeshjen”.(LajmeShqip.com)