Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 14:56

Për atë nuk është normale që të fotografohet e palyer, me flokë të pastiluar dhe këpucë të sheshta. Por, ja që paraqitjen e saj të parë publike mbas lindjes së vajzës së saj, ajo e ka bërë në mënyrë të tillë!

E veshur me një palë zyze të zeza, fustan të mëndafshtë jeshil dhe një triko të zezë, Viktoria dukej se kishte humbur goxha peshë që nga hera e fundit e paraqitjes së saj, kur ajo ishte ende shtatzënë.

Ajo u fotografua në Hollivud për herë të parë që mbas lindjes së vajzës së saj Harper Seven me operacion çezarian në korrik.

 

Dadoja e saj e mbante vogëlushen e shtrirë në koshin e saj përgjatë kohës që Viktoria bënte pazar.

Viktoria është parë të ecë me të sheshta, gjë që është normale pas problemeve shëndetësore me fundshpinën që ajo ka patur për shkak të mbajtjes së takava të larta gjatë shtatzënisë.

Ajo u paraqit në dasmën e Princit William dhe Kate me taka 10 pond të larta të Christian Louboutin, ndërkohë që ishte gati 6 muajshe shtatzënë. Shumë doktorë e kishin paralajmëruar se veshja e takave të larta gjatë shtatzënisë do të ushtronin shumë presion mbi fundshpinën e saj.

Tashmë që problemet me fundshpinën e saj kanë nisur, aq sa Viktoria nuk përkulet dot dhe mezi e mban në krah Harperin e vogël, mjekët i kanë dhënë ultimatumin e fundit se ajo nuk mund të rrezikojë duke veshur më takat, pikërisht ato që ishin firma/simbolika e saj.

Gjatë kthimit të saj me makinë ajo është parë edhe teksa ka mbyllur sytë, për gjum apo nga dhimbjet e fundshpinës, nuk e dimë. Gjithësesi i urojmë Viktorias shërim të shpejtë. (LajmeShqip.com)