Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 16:00

Shpesh shohim prindër që thuajse vrapojnë nëpër rrugë duke shoqëruar fëmijët e tyre në çerdhe e kopsht. Këto janë gjëra normale, pasi secilit i duhet të shkojë në punën e tij të përditshme dhe mëngjesi i gjen shpesh duke nxituar.

Megjithatë kur flitet për Victoria Beckham, shumë mund të mendojnë se ajo është shumë e qetë dhe nuk i duhet të nxitojë apo vrapojë për asgjë, por në fakt Victoria është një nënë super e ngarkuar, ka katër fëmijë, ka një karriere si stiliste dhe ndër të tjera një prej fëmijëve është ende foshnjë. Ndaj një ditë ajo harroi aksidentalisht djalin e saj 13-vjeçar Brooklyn në shtëpi, ndërsa vetë ishte nisur me makinë për në shkollë.

“Hipa në makinë, vendosa karriken e makinës për vajzën Harper, ndeza iPod-in dhe u nisa për në shkollë… Rrugës kuptova se kisha harruar djalin në shtëpi. Unë isha nisur për në shkollë, pikërisht për të çuar Brooklyn-in atje, por në fakt e harrova në shtëpi. U ndjeva një idiote”, rrëfen Victoria për “Vanity Fair”.

Ja pra që edhe personave VIP, të cilët mund të kenë një ekip të tërë që i jep ndihmë gjatë ditës, u ndodh të bëjnë të tilla gabime prej nxitimit…