Lajme Shqip Sunday, 05 August 2012 10:18

Victoria Beckham nuk ka përjashtuar mundësinë e shtimit të familjes së saj me një tjetër fëmijë edhe pse ka tre djem dhe një vajzë me David Beckham.

Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls deklaroi: “Jam e zënë me karrierën, me fëmijët dhe kam një burrë që është po aq i zënë sa edhe unë, por kurrë nuk i dihet. Mbase familjen e shtojmë me një tjetër fëmijë.”

Gjithashtu Victoria foli edhe për arsyen pse nuk buzëqesh për fotografët.

“Tashmë është bërë pjesë e imja, e serioziteti, pjesë e imazhit tim si stiliste. Më parë qeshja shumë nëpër foto dhe mendoj që ndalova së qeshuri kur iu futa botës së modës”, deklaron bashkëshortja e futbollistit të famshëm anglez, David Beckham.

Pra, siç e ka bërë zakon tashmë, edhe në fotot shoqëruese të intervistës në revistën ‘Glamour’, Victoria nuk buzëqesh.