Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 11:27

Londër – Victoria Beckham ka shpërthyer në lot kur ka marrë çmimin e madh të fashionistes më të mirë angleze.

Në këtë ceremoni Victoria ka konkuruar me emra të famshëm si Tom Ford, Stella McCartney dhe Burberry.

Ish-këngëtarja e grupit Spice Girls ka marrë çmimin e saj në një ceremoni të zhvilluar në hotelin Savoy dhe kur është ngjitur në skenë ka mbuluar shpesh herë fytyrën me dorë duke dashur të mbuloj emocionet dhe lotët, duke thënë falënderimet për të gjithë, veçanërisht për fëmijët e tij dhe burrin e saj David, pa kurajën e të cilit unë nuk do të kishte patur guximin për të luftuar kaq shumë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm top-modelja Kate Moss, aktori fitues i çmimit Oscar, Colin Firth dhe Samantha Cameron, bashkëshortja e kryeministrit britanik David Cameron. (LajmeShqip.com)