Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 09:26

Nё ceremoninё mbretёrore Victoria Beckham do të veshё një veshje nga koleksioni i saj AW11, i cili u publikua në shkurt në New York Fashion Week.

Mysafirja e dasmёs Victoria Beckham ka zgjedhur një nga dizenjimet e saja për ditën e madhe.

Ajo ka qenë e lidhur me dizenjues të shumtё gjatë viteve, ku ndёr tё fundit ёshtё Maria Grachvogel e cila ka qenë kampione pёr Roberto Cavallin.

Për martesën e saj me futbollistin superstar David Beckham ajo ka preferuar një fustan fildishi nga Vera Wang.

Por ish-Spice Girls-ja qё tashmё ёshtё shtatzёnё ka veshur njё nga dizenjot e saj, tё cilat kanё patur njё emёr shumё tё mirё viteve tё fundit. Ajo do tё ketё tё veshur aksesorё tё tjerё si njё kapele nga Philip Treacy dhe njё palё kёpucё nga French Design.

David Beckham, i cili gjithashtu ёshtё i admiruar pёr stilin e tij, do tё ketё veshur kostum nga Ralph Lauren.

Si shumё tё ftuar tё tjerё, dyshja Beckham do tё kontribuojnё nё njё nga fondet e bamirёsisё tё çiftit nё vёnd tё njё dhurate.